75 Mall Live Search
17:36 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes një person që u lëndua ditë më parë në një aksident trafiku

Ka vdekur një person, i cili ishte lënduar ditë me parë në një aksident trafiku.

Viktima B.H mashkull, 70 vjeçar, ishte duke u trajtuar në  QKUK, pas aksidentit më datë 11 korrik 2020, në rrugën e “Adriatikut” në Mitrovicë.

Lajmin per Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi B.H mashkull, 70 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK”, tha ai.

Me urdhër të Prokuroit të rastit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/