Vdes një prej arkitektëve më të mëdhenj amerikanë, Frank Gehry
Frank O. Gehry, një nga talentët më të mëdhenj dhe origjinal në historinë e arkitekturës amerikane, vdiq sotnë shtëpinë e tij në Santa Monica, Kaliforni.
Ai ishte 96 vjeç, raporton NYTimes.
Meaghan Lloyd, shefja e stafit të tij, konfirmoi vdekjen, pas një sëmundjeje të shkurtër të frymëmarrjes.
Suksesi më i madh i Gehry-t, dhe ndërtesa për të cilën ai do të mbahet mend më shumë, është Muzeu Guggenheim i Bilbaos.

I vendosur në atë që kishte qenë një qytet industrial që po vdiste në bregdetin verior të Spanjës, ky muze i veshur me titan, jashtëzakonisht i gjallë, ishte një sensacion ndërkombëtar kur u hap në vitin 1997, duke ndihmuar në ringjalljen e qytetit dhe duke e bërë Gehry-n arkitektin amerikan më të njohur që nga Frank Lloyd Wright.
Gehry, një nga arkitektët e parë që kuptoi potencialin çlirues të dizajnit kompjuterik, vazhdoi të krijonte një mori ndërtesash të tjera të famshme – shumë prej të cilave konsideroheshin gjerësisht si kryevepra – që në guximin e tyre skulpturor dhe fuqinë e tyre të brendshme përputheshin ose madje tejkaluan arkitekturën baroke të shekullit të 17-të.
Ai gjithashtu ishte bashkë-realizues i një prej ndërtesave më të njohura në Çeki – The Dancing House.


