75 Mall Live Search
08:15 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / MSH

Vdes një punëtor i ndërtimtarisë, u rrëzua nga lartësia

Një person ka ndërruar jetë dje, pasi ishte rrëzuar nga një lartësi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:55, në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas policisë, derisa ishin duke u kryer disa punime, viktima është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur.

“Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.