Vdes një punëtor ndërtimtarie në Milloshevë
Një person rreth moshës 60 vjeçare i një firme ndërtimore ka vdekur si pasojë i vetaksidentimit në Milloshevë.
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar rastin për Indeksonline.
“Në ora 13-35 Policia është ashtë njotuar se në fshatin Millosheve ka humbur jetën R.C,.
Polici ka arritur n vendin e ngjarjes dhe ka filluar të merret me rastin duke e iniciuar rastin si veprë penale “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pasisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Me udhër të Prokurorisë, trupi është dërguar ne IML për obduksion”, ka thënë Krasniqi.
Viktima R.C. është i moshës afro 60-vjeçare dhe ka punuar në një betonjerkë në Milloshevë ./Indeksonline/