Vdes një shtetas i Serbisë në Bërnjak, u vetaksidentuan me një shkëmb

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Bërnjak ka ndodhur një vetaksident në rrugën nacionale Zubin Potok-Bërnjak, ku si pasojë një person, shtetas i Serbisë, ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të PK-së shpejtësia ka qenë faktori kyç.
“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin- Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, përjell IndeksOnline.