Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ka ndërruar jetë njëri prej personave që mori lëndime në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë më fshatin Shakovicë.
Ndryshe, Indeksonline raportoi se një veturë ka humbur drejtimin e automjetit në rrugën Prishtinë-Podujevë rreth orës 15:00.
Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet se një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.