Vdes njeriu më i vjetër në botë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/Oldest-person-kane-tanaka-certificate_tcm25-563941.jpg)
Ka ndërruar jetë në moshën 119 vjeçare njeriu më i vjetër në botë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Kane Tanaka, e shpallur dhe personi më i vjetër në botë ka vdekur më 19 prill, lindi më 2 janar 1903 në Fukuoka, Japonia juglindore.
Tanaka ishte relativisht e shëndetshme deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj. Asaj i pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe e donte shumë sodën dhe çokollatën.
119 vjeçarja, në moshë të re, ishte marrë me tregti, duke marrë përsipër ndër të tjera edhe një dyqan petësh. Ajo u martua në vitin 1922, pati 4 fëmijë dhe adoptoi të pestin.
Gruaja e moshuar duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.
Ndërkohë në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness i dha asaj titullin e personit më të vjetër të gjallë në botë.
Kur gruaja u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Tani”.