75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh në Mitrovicë

Një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e 6 qershorit 2025 në fshatin Lushtë të Mitrovicës së Jugut ka rezultuar fatal për një shtetas mashkull kosovar, i cili ndërroi jetë më 20 qershor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksident.

Përveç viktimës, në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra kosovare, të cilat janë duke u trajtuar për plagët e tyre.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e nevojshme.

“Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu  06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar  i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/