75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / L K

Vdes opozitari rus Alexei Navalny, kritiku më i ashpër i Vladimir Putinit

Opozitari rus Alexei Navalny gjatë qëndrimit në burg ka ndërruar jete, njoftojnë mediat e huaja.

Navalny thuhet se ka vdekur në koloninë korrektuese në fshatin Kharp.

Pretendimet ruse në lidhje me vdekjen e Navalny – “më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr. 3, i dënuari Navalny A.A. Pas ecjes nuk u ndje mirë, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë nga institucioni dhe është thirrur një ekip mjekësor emergjent.

Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen e të dënuarit.