75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / k.v

Vdes ortopedi i njohur, Faton Morina

Ka vdekur specialisti i Ortopedisë dhe ish-drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Faton Morina.

Lajmin e ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtorë, kolegial dhe i urtë, me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të  përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve  të rinj.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!