75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 21 Prill 2025 / AR

Vdes Papa Françesku

Papa Françesku ka ndërruar jetë, raportojnë mediat botërore.

Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohët e fundit kishte probleme shëndetësore. Ai ishte diagnostikuar me inflamacion të të dy mushkërive, transmeton Indeksonline.

Ati i shenjtë, me origjinë nga Argjentina, u shtrua disa herë në spital gjatë 12 vjetëve të tij në krye të kishës katolike romake.

Në mars 2023, ai kaloi tre netë në spital për shkak të bronkitit. Shtrimi i fundit në spital, i katërti që nga viti 2001, ishte fatkeqësisht fatal për të./Indeksonline/