23:57 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Vdes papritmas aktorja e njohur

Ka ndërruar jetë aktorja koreane Kim Mi-Soo. Aktorja e cila u shfaq në serialin ‘Snowdrop’ vdiq papritmas në moshën 29 vjeçare.

“Kim na la papritur më 5 janar,” tha firma e saj koreane e menaxhimit Landscape në një deklaratë në Variety, transmeton Indeksonline.

Para rolit të saj në Snowdrop, Mi-Soo kishte role në prodhimet lokale televizive koreane./Indeksonline/