75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Vdes papritmas ish-myftiu i Sanxhakut, mik i Kosovës dhe shqiptarëve, Redzepi shpreh ngushëllime

Ditën e shtunë ka ndërruar jetë, ish-myftiu i Sanxhakut, Muhamer Zukorliq në moshën 51 vjeçare.

Ai ndërroi jetë papritmas pas një infrakti. I ndjeri ishte edhe mik i madh i Kosovës dhe shqipëtarëve.

Zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, ka ngushëlluar të gjithë boshnjakët për vdekjes e Zukorliq.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se ai do të mbetet përherë miku i saj i përjetshëm.

“Allahu i dashur të dhëntë Xhenetin më të bukur ashtu siç ka qenë shpirti yt”, shkroi ajo.

Zukorliq njihej për deklarimet e tij se banorët e Sanxhakut kanë prejardhje ilire./IndeksOnline/