Vdes Pauline Collins, ylli i filmit “Shirley Valentine”
Pauline Collins, e njohur për rolin e saj në filmin “Shirley Valentine”, për të cilin u nominua për “Oscar” në vitin 1990, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, sipas BBC.
Ajo vdiq “paqësisht” në një shtëpi të kujdesit në Londër, e rrethuar nga familja, pas disa vitesh që vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Collins do të mbahet mend kryesisht për portretizimin e gruas së pakënaqur Shirley në filmin e Lewis Gilbert, bazuar në shfaqjen e njohur teatrore të Willy Russell. Performanca e saj e lavdëruar kritikisht i solli asaj Çmimin “Golden Globe“ për aktoren më të mirë, si dhe një çmim “Bafta”.
Familja e saj e përshkroi Collins si një person “i zgjuar, plot humor dhe energji” në skenë dhe ekran, duke luajtur role të ndryshme si politikanë, nëna dhe mbretëresha. Ata e kujtuan gjithashtu si nënë të dashur, gjyshe dhe stërgjyshe të mrekullueshme, dhe si “dashuria e jetës” së aktorit John Alderton, bashkëshortit të saj.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj, John Alderton, ishin bashkëpunuar në shumë projekte televizive dhe filmike, përfshirë serialin e njohur “Upstairs, Downstairs”. Alderton e përshkroi bashkëshorten e tij si një “yll të jashtëzakonshme” dhe vlerësoi aftësinë e saj për të nxjerrë më të mirën tek të gjithë njerëzit me të cilët punonte.
Roli i Shirley Valentine e bëri Collins ikonë. Historia e një gruaje nga Liverpool që largohet për pushime në Greqi dhe përjeton një romancë pasionante rinovoi dëshirën e saj për jetë, duke i dhënë aktorës famë ndërkombëtare dhe çmime të shumta, përfshirë “Tony Award” në Broadway.
Përveç filmit “Shirley Valentine”, Collins luajti edhe në filma si “City of Joy” me Patrick Swayze, dhe në seriale televizive, përfshirë pesë episodet e “Doctor Who”. Karriera e saj filloi si mësuese, por pas pasionit për skenën, ajo filloi të luante role në teatër dhe televizion që nga viti 1957.
Roli i Shirley Valentinet mbetet një nga kontributet më të mëdha të karrierës së saj dhe një trashëgimi e pavdekshme në teatrin dhe kinemanë britanike.

