Vdes personi i aksidentuar në Skivjan të Gjakovës katër ditë më parë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh raporton që ka ndërruar jetë një person që ishte aksidentuar katër ditë më parë në Skivjan të Gjakovës.
Viktima ishte goditur nga një veturë deri sa ishte duke tentuar ta kalonte rrugën.
Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur të mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. /Indeksonline/