Vdes personi i dytë në aksidentin në Lluçan të Bujanocit

Ka ndërruar jetë personi i dytë në aksidentin e tmerrshëm në Lluçan të Bujanocit.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, transmeton Indeksonline.
Brenda veturës ishin pesë persona mes moshës 15 deri 18 vjeçar.
Tre të aksidentuarit tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas raportimeve nga mediat lokale në Luginën e Preshevës./Indeksonline/