Vdes personi i katërt nga aksidenti tragjik në Rahovec
Më datë 26 korrik në fshatin Bërnjak të Rahovecit si pasojë e një aksidenti ndërruan jetë tre persona.
Ndërsa sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërroi jetë edhe personi i katërt, që mori lëndime.
Këtë e konfirmoi për Indeksonline, zëdhënësja e policisë, Lirie Podrimaj për Rajonin e Gjakovës.
“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar ne QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L . J i lindur në vitin 1973, i njëjti për shkak te lëndimeve te rënda ka ndërruar jetë”.
Ndryshe, Podrimaj ka thënë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, më urdhër te tij trupi i viktimës dërgohet në IML për Autopsi./Indeksonline/