Vdes Bajram Babiqi, i plagosuri që sulmoi policinë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

Ka vdekur Bajram Babiqi, i plagosur javë më parë nga Policia e Kosovës gjatë një bastisje që po zhvillohej në pronën e tij në Prishtinë.
Babiqi ishte qëlluar me armë nga policia pasi i njëjti u kishte drejtuar armën zyrtarëve policor në detyrë.
Babiqi ishte kthyer nga Suedia dhe i njëjti dyshohej qe është me të meta psiqike.
“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë. Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.