75 Mall Live Search
12:26 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vdes personi më i vjetër në Evropë

Personi më i vjetër i Evropës ka vdekur në shtëpinë e saj në moshën 116 vjeçare në shtëpinë e saj në Itali.

Maria Giuseppa Robucci, e cila jetonte në qytetin juglindor të Foggia, festoi ditëlindjen e saj të 116-të më 20 mars.

Në intervistat e mëparshme, gjyshja vlerësoi se jetëgjatësia e saj ishte për shkak që kishte besimin në Zot dhe një dietë të shëndetshme duke e  shmangur konsumimin e alkoolit.

Ajo ishte gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë. Maria u bë personi më i vjetër i Evropës në dhjetor 2017, kur spanjolli Ana Vela vdiq në gjumë në Barcelonë.

Ajo u bë italiania e tretë në histori që ka arritur moshën 116 vjeçare dhe vazhdoi të jetonte edhe 90 ditë të tjera.

Robucci ishte lindur më 20 mars të vitit 1903 dhe përjetoi dy luftëra botërore. Për shumë vjet ka punuar me burrin e saj, Nicola Nargiso, i cili vdiq në vitin 1982.

Çifti kishte pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza, plus nëntë nipër dhe 16 stërnipër. Pavarësisht nga burri i saj që drejtonte një bar, Robucci u tha medias italiane: “Hani pak dhe të shëndetshëm, kurrë mos e pini as edhe një gotë verë dhe asnjë cigare mos e futni në gojë”.

Kohët e fundit ajo ishte zhvendosur në një shtëpi tjetër, pasi shëndeti i saj u përkeqësua, sipas raporteve të medias lokale.