15:03 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Vdes personi që u godit nga rrufeja në Skënderaj

Ka ndërruar jetë burri i cili u godit dje nga rrufeja në Llaushë të Skënderajt.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar shefi i Intensivës Qendrore, Shaqir Uka.

Uka tha se burri ishte dërguar nga spitali i Mitrovicës në gjendje të rëndë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Po, dje e kemi pranuar një pacient nga spitali i Mitrovicës. Ai ishte sjellë në Qendren Emergjente në gjendje tëjet të rëndë dhe më pas u transferua për mjekim në Intensivën Qendrore. Mirëpo, fatkeqësisht nuk ka mundur të i mbijetoi goditjes nga rrufeja. Ai sot ka vdekur në ora 05:30 të mëngjesit” deklaroi Uka.