75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 08 Janar 2023 / AR

Vdes pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë, pësoi infarkt

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se tashmë ka ndërruar jetë pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë.

Përkundër ofrimit të ndihmës së parë nga njësitet përkatëse, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Atje ka shkuar edhe një helikopter i KFOR-it.

Siç thonë burimet tona, ai ka pësuar infarkt duke shëtitur.