75 Mall Live Search
18:08 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Vdes polici nga Vushtrria, Bekim Krasniqi, ishte i prekur me koronavirus

Ka vdekur polici nga fshati Zhilivodë i qytetit të Vushtrrisë, Bekim Krasniqi.

Mësohet se Krasniqi ishte i prekur me Covid19, i cili ishte në oksigjenoterapi më shumë se 10 ditë, shkruan IndeksOnline.

I ndjeri ka qenë edhe ish pjesëtar i UÇK-së në luftën çlirimtare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët./IndeksOnline/