Vdes portieri legjendar i Chelseas

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 78 vjeçare ka vdekur ish-portieri i Chelseas, Peter Bonetti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra Blu përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline.
Ai ka qenë pjesë e skuadrës londineze nga viti 1960-1975 dhe 1976-1979 duke bërë 729 paraqitje, i dyti me më së shumti ndeshje në histori të Bluve, pas Ron Harris.
Ai ndihmoi Chelsea të fitojë Kupën e Ligës në vitin 1965, FA Kupën 1970 dhe European Cup Winners’ Cup më 1971. /IndeksOnline/
One of Chelsea Football Club's greatest ever players.
— Chelsea FC – #StayHomeSaveLives (@ChelseaFC) April 12, 2020
Rest in peace, Peter 'the Cat' Bonetti. ? pic.twitter.com/OM48Dq2BXW