75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes presidenti i skuadrës së Series A

Futbolli italian ka marrë një lajm të rëndë këtë mbrëmje.

Presidenti i skuadrës së Sassuolos, Giorgio Squinzi, ka ndërruar jetë në moshën 76- vjeçare.

Lajmi i rëndë mbërriti këtë mbrëmje, vetëm dy ditë para se skuadra e tij do të përballet me Brescia.

Mbetet për t’u parë nëse do të luhet ajo lojë, duke marrë parasysh rrethanat vërtet të tmerrshme. /IndeksOnline/