Vdes presidenti i Tanzanisë, flamujt në gjysmë shtizë për 14 ditë

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli ka vdekur në moshën 61-vjeçare, ka njoftuar nënkryetari i vendit, transmeton Indeksonline.
Ai vdiq dje nga ndërlikimet në zemër në një spital në Dar es Salaam, tha Samia Suluhu Hassan në një fjalim në televizionin shtetëror.
Magufuli nuk ishte parë në publik për më shumë se dy javë teksa kanë qarkulluar thashetheme lidhur me shëndetin e tij.
Politikanët e opozitës javën e kaluar thanë se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por kjo nuk është konfirmuar, raporton BBC.
“Me keqardhje të thellë ju informoj se sot … ne humbëm udhëheqësin tonë trim, presidentin e Republikës së Tanzanisë, John Pombe Magufuli“, tha zëvendëspresidenti Hassan në njoftim.
Ajo tha se do të kishte 14 ditë zie kombëtare dhe flamujt do të ulen në gjysmë shtizë./Indeksonline/