75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / AR

Vdes prezantuesja e njohur, kunata e Will Smithit

Ish-vizionarja, prezantuesja dhe gazetarja e MTV-së, Ananda Lewis, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një beteje disavjeçare me kancerin e gjirit.

Lajmi u konfirmua nga motra e saj Lakshmi Emory, në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ananda ishte e martuar me Harry Smith, vëllain e Will Smith, me të cilin ka një djalë, Langston.

Lewis ka jetuar me kancerin e gjirit gjatë viteve të fundit. Ajo tregoi për herë të parë se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazën 3 në vitin 2020.

Në postimin e saj në atë kohë, ajo i inkurajoi ndjekësit e saj të bënin mamografi pasi zbuloi se kishte anashkaluar kontrollet për shkak të frikës nga rrezatimi./Indeksonline/