23:35 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes producenti i njohur hollivudian Robert Evans

Robert Evans, regjisori dhe kreu i studiove kinematografike të Hollywoodit gjatë viteve ‘70, i njohur për filmat “Kumbari” dhe “Qyteti kinez”, vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga publicisti Monique Moss, i cili tha se familja Evans ende nuk kishte lëshuar një deklaratë.

Evans u bë i famshëm si personi që shpëtoi “Paramount Studios” nga katastrofa, nëpërmjet shfaqjes së shumë filmave të suksesshëm, si edhe për mënyrën e tij të jashtëzakonshme të jetesës, karakterizuar nga teprimet, kokaina dhe jo më pak se shtatë martesa.

Ali McGraw, e cila u martua me Evans në 1969 para se ta linte atë për aktorin Steve McQueen, tha se ai do të “mbahet mend si një gjigant”.

Në mesin e grave tjera me të cilat ishte i martuar Evans ishte edhe ylli i “Dinastisë”, Catherine Oxenberg, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet.