Vdes profesionisti i mundjes në moshën 61 vjeçare!
Christopher Alan Pallies, profesionist i mundjes i njohur me nofkën ‘King Kong Bundy’ ka vdekur në moshën 61 vjeçare.
Ai kishte shkruar një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” vetëm disa orë para se të vdiste ku planifikonte të bënte fotografi dhe të mirrej me autografe për fansat e tij.

Kolegët dhe miqtë e tij janë ende të shokuar nga ky lajm mirëpo shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.
Përveç mundjes, Christopher punoi edhe si komedian dhe aktor./Indeksonline/
