10:08 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

Vdes regjisori fitues i çmimit “Oscar”

Një lajm i hidhur erdhi nga regjisori i famshëm Peter Werner, i cili mësohet se u dërgua në spital pas këputjes së aortës, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta më pas si pasojë e komplikimeve kardiake.

I lindur në Nju Jork, regjisori 76-vjeçar xhiroi filmin e tij të parë në vitin 1971 pas përfundimit të diplomës universitare dhe pasuniversitare në prodhim dokumentar.

Werner, i cili fitoi një Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër” në 1976 për filmin e tij të shkurtër “In the Region of Ice”, u nominua për Emmy Awards 4 herë për produksionet e tij të suksesshme.

Pete Werner ishte i njohur për seritë televizive si ‘Moonlighting’ me protagonist Bruce Willis, ‘Proof’, ‘Bull’, ‘Grimm’, ‘Outsiders’ dhe ‘Ice’.

Regjisori i famshëm ka drejtuar edhe shumë filma televizivë si ‘LBJ: The Early Years’, i cili tregon jetën e presidentit të 36-të të SHBA-së, Lyndon Baines Johnson.