75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Vdes regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani

Ka vdekur të hënën artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjete sociale, nga këngëtari, Mentor Haziri.

Ai u shpreh se lajmi për vdekjen e tij i ka tronditur të gjithë.

“Kushtrimi djali dajës na la e na tronditi të gjithëve sot.

Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetit tonë artistik në qytet e më gjerë, një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë.

Të pushoftë shpirti në parajsë kusho”, ka shkruar Haziri./Indeksonline/