Vdes reperi i njohur, u godit me thikë në festival

Drakeo the Ruler ka vdekur në moshën 28 vjeçare pasi u godit me thikë në qafë gjatë një festivali në Los Angeles, në Kaliforni.
Festivali ishte anuluar pas këtij incidentit horror, transmeton Indeksonline.

Emra të mëdhenj në industrinë e muzikës, si Ice Cube, 50 Cent dhe Snoop Dogg do të performonin në festival.
Sipas TMZ, Drakeo ishte therur me thikë gjatë një sherri që shpërtheu në prapaskenë në festival – ku ai gjithashtu kishte qenë për të performuar./Indeksonline/
