10:26 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Vdes reperi kosovar, anëtar i grupit TBA

Ka ndërruar jetë reperi kosovar Gëzim Hajdini, i njohur si B52.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar faqja e grupit TBA, pjesë e së cilës kishte qenë edhe reperi, shkruan Indeksonline.

“R.I.P B52 TBA ?? Shpirti n’paqe. Kongt e tua jan kujtim per ne kan me met gjall ton jeten ”, shkruhet në fotografinë e të ndjerit tashmë.

Nuk dihet ende se cilat qenë shkaqet e vdekjes.

Disa nga këngët e njohura të tij ishin “Destinacion” , “Nertok”, “Ajo po m’kqyr mu” etj./Indeksonline/