75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vdes rokeri i njohur në moshën 35-vjeçare

 Ka ndërruar jetë kantautori i grupit “Power Trip, Riley Gale”.

Muzikanti ishte lideri i grupit të njohur amerikan anëtarë të të cilit njoftuan për vdekjen e tij përmes një deklarate në mediat sociale.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë se udhëheqësi i grupit dhe vëllai ynë Riley Gale ka ndërruar jetë mbrëmë. Ai ishte mik dhe vëlla për ne.

“Ai preku aq shumë njerëz përmes vargjeve të tij dhe me zemrën e tij të madhe. Ai i trajtonte të gjithë ata që takonte si miq dhe gjithmonë kujdesej për miqtë e tij. Ne nuk do të harrojmë kurrë veprat e shkëlqyera të muzikës, bamirësisë dhe dashurisë që la pas. Ju, fansat, ishit shumë të rëndësishëm për të, nëse keni një kujtim të Riley, ju lutemi ndani atë, pa marrë parasysh sa e vogël, pasi e kujtojmë atë. “

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur për momentin.

“Power Trip…” thuhet se ishin duke punuar në albumin e tyre të tretë./Indeksonline/