75 Mall Live Search
23:57 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Vdes rrugës për në spital, gruaja nga Lezha vetëhelmohet me fostoksinë

Një 58-vjeçare nga Lezha i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Në njoftimin e policisë thuhet se 58-vjeçarja me inicialet D.N. ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Njoftimi  i policisë: Më datë 02.01.2018, në banesë, shtetasja D.N, vjeç 58, banuese në Rrilë, ka konsumuar fostoksinë dhe gjatë rrugës për në spital ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.