75 Mall Live Search
17:48 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / H F

Vdes Rushit Ramabaja

Shkrimtari Rushit Ramabaja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të organizojë mbledhje komemorative  në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga ora 12:00 teksa homazhet nisin një orë më herët.

“Rushit Ramabaja ishte një zë i veçantë i letërsisë shqipe, intelektual i përkushtuar dhe kontribuues i palodhur në jetën kulturore”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

“Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive”.

Ramabaja mban autorësinë e veprave “Mareci i Shpresës së Mirë”, “Kangjella e Damastionit”, “Një gomar në Parlament”.