75 Mall Live Search
15:48 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes shkrimtari dhe artisti i njohur, trupi do ti dhurohet shkencës mjekësore

Një ditë pas ditëlindjes së tij, ka vdekur shkrimtari dhe artisti skocez Alasdair Gray.

Gray vdiq këtë të dielë në Spitalin Universitar Queen Elizabeth në Glasgow, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshirës së tij, trupi do t’i dhurohet shkencës mjekësore.

Alasdair ishte një person i jashtëzakonshëm, shumë i talentuar dhe shumë human.

Ai lindi më 28 dhjetor 1934, dhe u diplomua në Shkollën e Arteve në Glasgow.

Romanin e tij të parë “Lanark” e botoi në moshën 46 vjeçare në 1981, i cili u përshkrua nga The Guardian si “një nga pikat kryesore të trillimeve të shekullit të 20-të”.

Më tutje u pasua nga më shumë se 30 libra, të gjitha këto ai hartoi dhe ilustroi, duke filluar nga romane, koleksione me tregime të shkurtra, shfaqje, vëllime me poezi./Indeksonline/

Rezultati i imazhit për Alasdair Grey
Rezultati i imazhit për Alasdair Grey