Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua sot në Gjilan

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur sot në vend. Në fshatin Pogragjë të Gjilanit, një kamion kishte goditur murin e një shtëpie.
Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur shoferi i atij kamioni.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”, tha ai.
Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndërrur jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinët./Indeksonline/