13:44 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga dritarja e hotelit ku po qëndronte

Është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura një shtetas gjerman, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Rastin për IndeksOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e banesës ku po jetonte.

“Po ka ndërruar jetën një person, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është  dërguar në IML për obduksion”, tha Zahiti.

Viktima kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës./IndeksOnline/