09:20 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Vdes skenaristi i famshëm amerikan, William Blinn

William Blinn, skenaristi prapa filmave televizivë të njohur si “Brian’S Song”, “Roots”, si edhe filmit “Purple Rain” me protagonist Princin, vdiq në moshën 83-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Burbank, Kaliforni, sipas një njoftimi të bërë nga vajza e tij, Anneliese Johnson.

Blinn kishte marrë një çmim “Emmy” për “Brian’s Song”, duke u cilësuar si një nga filmat më të shikuar të asaj kohe.

Ai, po ashtu është i njohur për punën e tij në “Roots” dhe për shumë filma të tjerë.

Blinni ishte modest për arritjet dhe vlerësimet që mori, sipas vajzës së tij, me një jetë të lumtur që ai i dha edhe familjes së tij.

Ai vazhdoi krijimin dhe prodhimin e shfaqjeve televizive midis tyre; “Starsky & Hutch”, “Rookies” dhe “Pensacola: Wings of Gold”, në një karrierë që zgjati pesë dekada.

Williami dhe Albert Magnoli, ndërkohë shkruajtën së bashku “Purple Rain” në vitin 1984. Skenaristi i mirënjohur përveç vajzës ka lënë pas vetes edhe një djalë të quajtur, Chris.