75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes spikeri i njohur nga kanceri i pankreasit

Spikeri i BBC-së, Simon Warr ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin e pankreasit dhe mëlçisë.

Ylli i radios përmes një postimi në Tëittër kishte treguar se ka gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Indeksonline.

“Të dashur miq/ndjekës, nuk ka gjasa që të jem prapë në Twitter. Sic e dini tashmë, gjendja ime shëndetësore është e rëndë”, ka thënë ai.

simon ndërluftuese

Ndërsa sot, shoku i tij shkroi se Simon kishte ndërruar jetë herët në mëngjes në moshën 65-vjecare, pas një beteje të shkurtër me kancerin e pankreasit/mëlçisë.

Më tutje tha se familja e Simon i kishte kërkuar që ti falënderoj të gjithë ata që i dërguan mesazhe, që e mbeshtetën e i dhuruan dashuri.

simon ndërluftuese

Simon, i cili ishte autor i librit “Presumed Guilty”, ishte përkushtuar shumë për të rritur ndërgjegjësimin për dhimbjen e shkaktuar nga akuzat e rreme seksuale.

Kjo vjen pasi ai doli i pafajshëm, pasi u akuzua për abuzim seksual në vitin 2012 nga një djalë që nuk e kishte takuar kurrë./Indeksonline/

simon ndërluftuese
simon warr