Vdes stilistja e famshme e modës
Stilistja skoceze e modës Pam Hogg, një ikonë e cila veshi yje si Rihanna, Kate Moss dhe Lady Gaga, ka ndërruar jetë.
Lajmi për vdekjen e artistes, e njohur për veshjet e saj të guximshme dhe gjithmonë të dallueshme, u njoftua në mediat sociale, transmeton Indeksonline.
Në një postim në Instagram, familja tha se ishin “thellësisht të trishtuar” të njoftonin “vdekjen e Pamelës së dashur”. Ata vunë në dukje se Hogg ndërroi jetë në spital, e rrethuar nga “miq dhe familjarë të dashur”.
Edhe pse shkaku i vdekjes nuk u dha, familja falënderoi stafin “për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë Pamelës në ditët e saj të fundit”./Indeksonline/

