75 Mall Live Search
18:04 / E Diele, 02 Qershor 2024 / FR

Vdes teksa punonte minatori 60-vjeçar në Bulqizë

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi këtë të dielë në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator ka vdekur  pasi një masiv dheu dhe inertesh e zuri poshtë, teksa po punonte.

Minatori që humbi jetën është identifikuar si Z.Murati, 60 vjeç.

Policia njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete.

Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thuhet se aksidenti ka ndodhur në punë në minierën e Bulqizës dhe se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vdekja e minatorit shënon aksidentin e dytë fatal brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor.

Disa ditë më parë, një 40-vjeçar vdiq në një galeri kromi në Martanesh.