75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes tifozi i Liverpoolit të cilit kanceri ia “dogji” 10 mijë euro për finalen e Champions League

Ka ndërruar jetë tifozi i Liverpoolit, Dave Evans. Historia e tij u bë e njohur në botë pasi që kishte kursyer për disa vite 10 mijë funta vetëm e vetëm që ta shikonte një ndeshje të Liverpoolit në stadium.

Këto para ai kishte vendosur t’i shpenzojë për të shikuar finalen ndaj Tottenhamit në Madrid. Por, tifozi i “The Reds” u diagnostikua me kancer dhe është detyruar që ta anulojë udhëtimin.

“Doktorët thanë që nuk mund të operohet dhe pa kimioterapi ka vetëm disa muaj jetë. Ishte shokuese pasi nuk ka qenë i sëmurë më parë. Kursyem 10 mijë paundë për udhëtimin në Madrid, por ato para’ do të shkojnë tani për funeralin” ka thënë bashkëshortja e tij.

Mjekët e kanë bërë të pamundurën që Evans të jetë gjallë për finalen e Madridit, gjë të cilën e ka arritur.

Ai nga spitali e ka shikuar me plot emocione triumfin e Liverpoolit.

“Tani nuk e kam problem që të vdes. Po vdes duke qeshur” kishte deklaruar Dave pas fitores së gjigantit anglez./Indeksonline/