Vdes tragjikisht futbollisti 13-vjeçar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Kumanovës.
Futbollisti 13-vjeçar, Agan Asani ka vdeukur pas një aksidenti trafiku, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur, trajneri i tij, Ismet Zeqriri.
”Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani.Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova.Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve.Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.U prehtë në paqe.”, ka shkruar ai./IndeksOnline/

