75 Mall Live Search
14:55 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / L A

Vdes trajneri që kishte sjellë Messin te Argjentina

Futbolli argjentinas është në ditë zie.

Kjo pasi që ish-trajneri i grupmoshave të Kombëtares së Argjentinës, Omar Souto ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

Souto, kishte punuar në AFA që nga viti 1996 dhe kishte qenë njeriu i cili që kishte sjellë Lionel Messin në ekipin kombëtar.

AFA shpalli tre ditë zie, me flamuj në gjysmështizë në selinë e saj në Viamonte dhe në Ezeiza. Gjithashtu urdhëroi që të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e luajtura atë ditë./IndeksOnline/