Vdes vajza e Nelson Mandelës

Zindzi Mandela, vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandelës, ka vdekur në moshën 59-vjecare.
Ajo vdiq në një spital në Johannesburg në orët e para të mëngjesit të së hënës, tha transmetuesi publik SABC, shkruan Indeksonline.
“Vajza 59-vjeçare e ish- presidentit Nelson Mandela dhe luftëtares së vendosur Winnie Madikizela-Mandela, ndërroi jetë në një spital të Johannesburgut në orët e para të këtij mëngjesi”, tha SABC-ja.
Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është zbuluar. Ajo ishte ambasadorja e Afrikës së Jugut në Danimarkë në kohën e vdekjes së saj./Indeksonline/
