75 Mall Live Search
18:57 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / Gj. Sh

Vdes vëllai i Muhamed Alisë në moshën 82-vjeçare

Ka ndërruar jetë vëllai i vogël i legjendës së boksit, Muhammed Alisë, Rrahman.

Ai vdiq dje, në moshën 82-vjeçare.

Rahaman ishte një boksier profesionist dhe një figurë e respektuar në botën e sportit, duke ndjekur gjurmët e vëllait të tij të madh. Ai u përkushtua shumë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e familjes Ali.

Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende, dhe familja tha se organizimi i funeralit do të njoftohet më vonë. /IndeksOnline/