75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / KV

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica

Ka vdekur veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij është bërë i ditur nga miqtë dhe familjarët e të ndjerit, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Hafiz Gagica njihej për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite në çështjen kombëtare, duke lënë pas kujtime dhe respekt te shumë bashkëpunëtorë, miq e familjarë.

Detaje të tjera rreth ceremonisë mortore pritet të bëhen të ditura nga familja.