Vdes veterani i arsimit dhe invalidit i luftës, Qazim Zekaj
Ka ndërruar jetë në moshën 84- vjeçare veterani i arsimit, njeherit invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qazim Zekaj.
Qazim Zekaj njihet si veprimtar i shquar i çështjes kombetare, i cili dha kontribut të çmuar ne luftën për liri, duke u rreshtuar në brigadën 113 “Mujë Krasniqi”. Kontributi i tij në luftën për clirim kishte filluar qysh herët duke mos rreshtuar asnjëherë deri në luftën e fundit të UÇK-së. Mbledhja koomemorative per veprimtarin e shquar Qazim Zekaj, do të mbahet më 16 gusht, duke filluar nga ora 15:00, ndersa ceremonia e varrimit mbahet nga ora 16:00 , në fshatin Moistir të Komunës së Istogut.