13:36 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Vdes veterani i arsimit Fahri Buçinca, gjyshi i Ledri Vulës

Ka ndërruar jetë gjyshi i Ledri Vulës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me një publikim në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një imazh në prehrin e tij ai shkroi: kurr ma ne prehnin tond gjysh?.

Pas publikimit mori komente të shumta, duke i shprehur ngushëllime për këtë humbje të madhe.

Për ketë lajm të hidhur edhe Vlora Çitaku ka publikuar një imazh ku ka vlerësuar kontributin e tij.

“Na paska lanë një veteran i arsimit, i cili ka bërë shumë për shkollimin dhe emancipimin e gruas në Kosovë. Do të kujtojmë përjetë Fahri Buçinca”./Indeksonline/